Kush jemi ne?

Elivea SOLUTIONS L.L.C. është një kompani dinamike dhe vizionare me seli në Gjakovë, Kosovë.
Kompania jonë operon përmes tre departamenteve të specializuara: Elektrokonstruksion me platformën e specializuar softuerike për inxhinieri elektrike dhe elektrokonstruksion EPLAN, Kontabilitet dhe mbështetje biznesi e po ashtu edhe import te mallrave nga BE.
Kompania jonë bashkon profesionalizmin, inovacionin dhe përkushtimin.

Nën udhëheqjen e Mr.sc. Albana Bytyqi Bekaj, Master në Ekonomi dhe sipërmarrëse me përvojë shumëvjeçare. Zonja Bytyqi Bekaj ka udhëhequr me sukses për vite me radhë importin e markave të njohura evropiane si Humana, Nip, Jeancarol dhe produkte të tjera të njohura.

Në Elivea SOLUTIONS L.L.C. jemi krenarë për ekipin tonë të ri dhe profesional, i cili e çon përpara misionin tonë: Presizion teknik, qartësi financiare dhe qasje në treg.
Me përvojë, pasion dhe përkushtim ndaj cilësisë, Elivea SOLUTIONS L.L.C. po ndërton një të ardhme të qëndrueshme biznesi në Kosovë.

Shërbimet tona

Shërbimet tona bashkojnë teknologjinë, financat dhe shëndetin. Ofrrojmë projektim elektrik me EPLAN P8, kontabilitet dhe konsulencë të besueshme, si dhe import.

Elektrokonstruksion

Ne planifikojmë dhe dokumentojmë sistemet elektrike me teknologji moderne. Të sakta, efikase dhe sipas standardeve.

Kontabilitet

Nga kontabiliteti financiar te përpunimi i pagave – ofrojmë qartësi dhe rregull. Gjithashtu ndihmojmë ne themelimin kompanive në Kosovë.

Import

Ne importojmë mallra të certifikuara nga BE. Produkte të sigurta, cilësore dhe të besueshme për tregun kosovar.

Pse ne ?

Elektrokonstruksion Industrial

Departamenti ynë i projektimit elektrik ofron shërbime të plota për planifikimin, zhvillimin dhe dokumentimin e sistemeve elektrike.

Me EPLAN Electric P8, nje nga platformat më të fuqishme ne këtë fushë ne përgatisim skema elektrike profesionale, zgjidhje kontrolli dhe koncepte automatizimi që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.

Nga koncepti deri te dokumentimi final, ne ndihmojmë bizneset të kursejnë kohë, të ulin kosto dhe të ndërtojnë për të ardhmen.

Kontabilitet

Departamenti i kontabilitetit nuk është vetëm menaxhim i shifrave – por siguri dhe transparencë.

Ofrojmë kontabilitet financiar, përpunim të pagave dhe raporte menaxheriale.

Përveç kësaj, ndihmojmë sipërmarrësit evropianë të themelojnë kompani në Kosovë, nga regjistrimi deri te kontabiliteti i rregullt.

Me ne, biznesi juaj ka partner të besueshëm që sjell rregull dhe efikasitet.

Import

Ne importojmë mallra cilësore nga BE-ja dhe krijojmë një reputacion të shkëlqyer në tregun kosovar përmes strategjive të synuara. Shpërndarja jonë e provuar siguron shpërndarje të shpejtë dhe efikase drejtpërdrejt te blerësit e mëdhenj.

Përfitimet Kryesore

  • Garanci cilësie: Vetëm produkte të certifikuara nga BE me standarde më të larta.

  • Udhtëheqje në treg: Reputacion i fortë përmes reklamimit superior dhe kënaqësisë së klientëve.

  • Shpërndarje efikase: Kontakte direkte me blerës të mëdhenj për arritje maksimale.

  • Shërbim i pandërprerë: Nga furnizimi deri te dorëzimi – gjithçka nga një dorë.

Kontakti